Go to home page

  AAA  

ZGJIDHJE EFIKASE ME PRODUKTE ME CILËSI TË LARTË

Volteco zgjidh njëherë e përgjithmonë problemet që u shkakton rrjedhja e pikimi i ujit ndërtesave, nën dhe mbi tokë, veçanërisht realizon: hidroizolim të të ndërtesave të ndryshme që i nënshtrohen një shtytje hidraulike; sisteme sigurie për të kontrolluar lëngjet ose lëndët agresive dhe, atë çka është më e rëndësishme, teknologji vulosje për realizimin e shiritave ose profilëve bashkues e shtrirës kundër ujit.

Gjatë veprimtarisë sonë, ne përdorim produkte e pajisje të teknologjisë së fundit si: sisteme hidroizolimi me bazë Bentonit Sodio, suva me bazë çimentoje të shformueshme elastoplastike, profilë me bazë lidhëse hidraulike prej gome hidroespandente.

Kemi përvojë të gjatë pune, veçanërisht në: ujësjellës, vaska, kanale, pishina, liqene artificiale, pastrues, impiantë të ujërave të zeza, vendshkarkime, galeri, tunele, nënkalime, parkime, kasaforta.

Njëkohësisht, Volteco është specializuar edhe për t’u dhënë zgjidhje problemeve që kanë të bëjnë me ruajtjen e strukturave me mur modern dhe të lashtë, në kushtet e ambjentit ku ndodhen.

Për sa i përket strukturave moderne, ofrojme zgjidhje të padiskutueshme kundër stresit termodinamik, dëmtimeve të shkaktuara nga prania e një atmosfere acide, bëjmë restaurime strukturore dhe estetike e ofrojmë mbrojtje të fasadave.

Ne përdorim materiale që i kemi menduar vetë si: agjentë lidhës të llojit koloidal me injektim, sisteme dehumidifikuese me basë suva të ajrosur, llaç për restaurim me modul elastik të ulët dhe produkte për mbrojtje sipërfaqesh prej çementoje elastoplastike, që i përshtaten shformimeve të strukturës.

Për sa i përket ndërtesave historike, ofrojmë zgjidhje për përforcimin e mureve, me sistem arnimi të pjesëve të murit, përforcim statik, e meremetim të dëmeve të shkaktuara nga lagështira e theksuar me përhapje kapilare.
Sektorët ku ndërhyjmë janë si vijon: restaurim ndërtesash me vlera historike e struktura të ndryshme, mbrojtje të urave, ujësjellësa, serbatorë, oxhakë ftohës, fasada ndërtesash.

E gjithë kjo, duke i dhënë gjithmonë përparësi kërkesës për të kënaqur klientin, në kërkim të vazhdueshëm të cilësisë më të lartë. 

GAMA E PRODUKTEVE  tona përfshin:
Hidroizolues Bentonitik
Guaine çementoje
Primer
Shirita e profile për bashkim
Llaç hidroizoluese – Llaç i shpejtë
Llaç për restaurim
Llaç mbushës hidroizolues
Bojra
Llaç për meremetim kundër lagështirës e kondensimit të ujit
© Copyright 2010 VOLTECO S.p.A.
P.IVA 01926260264 - Company info - Via Delle Industrie, 47 31050 Ponzano Veneto (TV)
Tel. +39.0422.9663 - Fax +39.0422.966401 - Email: moc.ocetlov@ediwdlrow - RSS